Dita e tretë, studentët në protestë, ceremonia vazhdoi edhe sot në Universitetin “Kirili dhe Metodiji” në hapësirat e fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës, studentët për 7 minuta heshtje respektuan viktimat e Koçanit. E gjithë kjo u bë pa praninë e mediave.
Studentët bënë homazhe për nder të viktimave, vendosën lule dhe kurora, ndezën edhe qirinj për 59 viktimat e djegura në klubin e natës “Puls” në Koçan, por e njëjta u bë larg syve të opinionit dhe mediave.
Dy ditë më parë, protestën e heshtur apo tubimin e studentëve e ndoqën një numër i madh i mediave, por sot ata nuk dëshironin të regjistroheshin nga kamerat.
Ndërsa nga Asambleja Studentore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup njoftoi se nuk do të organizohen tubime të mëdha, siç ishte paralajmëruar fillimisht, dhe do të organizohen aktivitete për nderim të viktimave në Koçan në nivel fakulteti.
ANSAMBLEJA STUDENTORE SHËN “KIRILI DHE METODIJI”
– Për të shmangur krijimin e turmave më të mëdha në momentet kur ndihma mjekësore dhe policia janë më të nevojshme në vende të tjera, tubime të mëdha në kampuse nuk do të organizohen, siç ishte planifikuar fillimisht. Aktivitete për të shprehur respekt dhe simpati mund të organizohen në nivel fakulteti, me iniciativë të asambleve studentore të fakultetit, dhe USS-UKIM do të ofrojë ndihmë logjistike, thuhet në deklaratën e USS-UKIM.
Më pas ata përsëritën se ministrja e Arsimit nuk ka qenë e ftuar në tubimin e parë. Ministrja nuk është ftuar nga ana jonë për të marrë pjesë, as për të mbajtur një fjalim. Fjalimi i saj, dhe përmbajtja e saj nuk ishin në axhendën e ngjarjes. Vendimi ynë, i cili u votua me shumicë në mbledhjen e 16 marsit, ishte vetëm një fjalim dyminutësh i rektorit në shenjë solidariteti dhe shprehje simpatie, thonë USS-UKIM. Ky reagim i Unionit të Studentëve erdhi pas revoltës tek shumë studentë dhe opinioni të gjerë se ngjarja e ditës së parë është keqpërdorur nga pushteti, gjegjësisht ministrja e Arsimit Janevska.