Pas humbjes tragjike të 63 të rinjve në zjarrin në diskotekë “Pulse” në Koçan, partia GROM ka reaguar ashpër, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe formimin e një qeverie të re, që do të tregojë më shumë ndjeshmëri ndaj dhimbjes së qytetarëve.
GROM propozon që çdo familje e viktimave të kompensohet me nga 500.000 euro, ndërsa të plagosurit të ndahen në kategori sipas dëmtimeve dhe të përfitojnë nga 100.000 deri në 500.000 euro, si dhe ndihmë vjetore për shkak të pasojave afatgjata, njofton SHENJA. Partia kërkon gjithashtu ndjekje penale të të gjithë përgjegjësve dhe i bën thirrje shtetit të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Sipas GROM, shteti nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj dhimbjeje dhe duhet të marrë masa konkrete për drejtësi dhe mbështetje. /SHENJA/