Sot rreth orës 14, në ambulancën në Recicë të madhe është sjellë pa shenja jete një i ri i lindur në vitin 2004, njofton Flaka duke u thirrur në informacionet e Policisë.
13 vjeçari nga fshati Pallcisht i poshtëm, mësohet që jetën e ka humbur me motoçikletë në rrugën që shpinte drejt fshatit.
Siç kuptojmë nga SPB- Tetovë, i riu kishte humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të markës Opel Astra me targa të Tetovës dhe që ishte parkuar përskaj rrugës.
I riu me shpejtësi u transferua në ambulancën e fshatit Recice të madhe, por mjekë aty vetëm se konstatuan vdekjen e tij.
Policia, prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore dolën në vendngjarje dhe kryen ekspertizë. Priten hollësi rreth rastit brenda ditës së nesërme pasi të ketë përfunduar ekspertiza.