Alsat 2019-10-04T09:28:46+02:00
Dy udhëtarë janë plagosur rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lëndurar më lehtë në 10 aksidente trafiku që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit. Ndërsa në tre aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave të SPB-së Shkup janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe nëntë të tjerë drejtonin automjetin pa patentë dhe gjashtë automjete të paregjistruara.
Për parkim të parregullt janë dhënë 53 dënime, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 44 automjete.
Janë dënuar edhe një vozitës i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre vozitës të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, një për reshtim të parregullt, një vozitës për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në motoçikletë, 12 vozitës për mosmbajtje të rripit të sigurimit dhe 12 vozitës për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Loading…



