Pasi dje nuk u votuan ndryshimet në Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se duhet të ketë përgjegjësi për ata që krijuan kaosin me nxjerrjen e pasaportave. Sipas tij, është e papranueshme që LSDM-ja dhe BDI-ja dje nuk votuan ndryshimet dhe që qytetarët e vendit, siç tha, janë në arrest shtëpiak.
“Vetoja që maqedonasit të mbyllen në arrest shtëpiak, ja do ta emërtoj, në arrest shtëpiak-shtetëror, është dhënë nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Ka emër dhe mbiemër nga aspekti i një partie politike. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë, jo për arsye tjetër, por për shkak se ligji duhet të vlejë njëjtë për secilin qytetar të Republikës së Maqedonisë”, tha Pançe Toshkovski, ministër teknik i punëve të brendshme .
Por zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev tha se kërkesat për ndryshimet e ligjit dhe paralajmërimet se do të kërkojnë përgjegjësi është për grumbullim të pikëve politike para qytetarëve. Sipas tij, tollovitë po reduktohen sepse vazhdimisht arrijnë ekzemplarë të rinj.