Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski është shprehur publikisht pas, siç thotë ai, sulmeve të djeshme të koordinuara nga BDI, LSDM dhe “E Majta”.
Ai vlerëson se partitë kanë bashkuar forcat në përpjekje për të hedhur hijen mbi atë që populli në RMV ka pritur për tre dekada, pastrimin e korrupsionit dhe dhënien fund të politikës së mosndëshkimit.
Sipas Toshkovskit, roli më interesant është ai i “Së Majtës”, të cilën ai e quan “parazitë politikë që jetojnë dhe ushqehen me mllefin popullor të krijuar pikërisht nga partnerët e tyre aktualë, BDI dhe LSDM”.
“E Majta, e cila prej vitesh nuk e ka humbur rastin për t’u paraqitur si alternativë, në fakt është vetëm një vegël e të njëjtave struktura që i kanë grabitur Maqedonisë të ardhmen.
Sot, kur sistemi po pastrohet përfundimisht, “E Majta” ka braktisur parimet e saj të supozuara dhe ka qëndruar në mbrojtje të njerëzve që akuzonte deri dje. Dhe jo sepse janë një parti e re me vizion, por sepse mbijetojnë më së miri në kohët kur sistemi tronditet dhe besimi i qytetarëve te institucionet vritet nga aleatët e tyre dikur të fshehtë, por tani të dukshëm” tha Toshkovski.