27 Dhjetor 2018 / 12:52
Në seancën e sotme për rastin “Tortura” ka dëshmuar i akuzuari i parë në këtë rast Sasho Mijallkov i cili tha se gjatë punës së tij mund të dëshmojë se çdo herë ka punuar në bazë të dëshmive.
Në rastin e arrestimit të Boshkoskit, ka pasur dëshmi mbi bazë të të cilave gjykatësi kompetent ka dhënë urdhër për arrestim për vepër penale, për të cilat opinioni ka pasur rast të sheh videot se si Boshkoski për herë të tretë në mënyrë joligjore ka marrë 100 mijë euro kesh të cilat i hedh për të shpëtuar prej tyre. Filloi rrezistojë pas çka zyrtarët e autorizuar nga Byroja e Sigurisë Publike vepruan në përputhje me standardet dhe trajnimin që ata kanë kaluar”- tha Mijallkov.
Në seancën e sotme për rastin “Tortura” janë lëshuar video nga konferencat për shtyp dhe fjalimet e Boshkoskit, si dhe anëtarëve të partisë së tij “Të bashkuar për Maqedoni”. Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 ku Lube Boshkoski flet dhe akuzon Mijallkovin për pasurinë e tij dhe për lidhjet me Orce Kamçevin.Ndryshe rasti ndodhet në fazën e prezantimit të dëshmive.
Pas lëshimit të video icizimit të parë në seancë, i akuzuari Sasho Mijallkov kërkoi fjalën pas së cilës theksoi se Ljube Boshkoski publikisht i ka kërkuar fjalë për siç tha, shpifjet dhe fjalimet në fushatën parazgjedhore.
Prokuroria Speciale të akuzuarit në rastin “Tortura” i ndjek për torturë dhe trajtime të tjera çnjerëzore ose poshtëruese, ndërsa i referohet arrestimit të Boshkoskit shtatë vite më parë kur ai u arrestua për financim të paligjshëm të partisë së tij, “Të Bashkuar për Maqedoninë”.Ngjarja ndodhi më 6 qershor të vitit 2011, vetëm një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton Alsat.
ALSAT
Loading…


