Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike nëse do të ketë garë reale.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste në emisionin Opinion në Tv Klan.
Sipas Alizotit, edhe kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet, pasi siç thotë ai, i ka përfunduar cikli politik.
Tomorr Alizoti: Unë shpresoj që palët në konflikt të lejojnë një gjë që e ka bërë gjithë bota, të tërhiqen dhe të lejojnë garën në PD. Dhe nëpërmjet garës ne zgjedhim individin se kjo është demokracia. Rrugë tjetër në PD nuk ka. Nëse ju e shikoni, me çfarë shikoj, të dyja palët nuk tërhiqen por dhe z.Basha nuk tërhiqet. Unë mendoj që faza politike dhe për atë ka përfunduar.
Blendi Fevziu: A keni ju ambicie për të kandiduar në Partinë Demokratike?
Tomorr Alizoti: Nëse në Partinë Demokratike, unë ju a them troç, do ketë garë reale, unë do kisha kënaqësi të shtrija tezat e mia. Nëse do ketë garë reale. Nëse do ketë garë false unë nuk kandidoj. /tvklan.al