“Në VMRO-DPMNE tani ka tre struktura: Njëra është properëndimore që është për integrim në BE dhe NATO, Grupi i dytë është i orientuar kundër perëndimit dhe grupi i tretë janë njerëz që janë nën emocione dhe besojnë se po luftojnë për Maqedoninë”, theksoi ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov për Kanal5, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga organet partiake.
Sipas tij, ky grupi i tretë i njerëzve është i keqpërdorur nga një strukturë që po e çon partinë në drejtim të gabuar.
“Lidershipi aktual është ai që po e udhëheq partinë. Kur një lider largohet, nuk duhet menjëherë të shpallet kryetar nderi, sepse kjo shkakton ndarje dhe mundësi që ish-kryetari të ketë ndikimin e tij. Nuk jam kundër që Gruevski është kryetar nderi, por unë flas për çështjet që duhet të ndodhin prej tani dhe në të ardhmen”, theksoi Todorov.
Ai komentoi edhe zërat se ka tentuar që të organizojë puç në parti.
“Kam dëgjuar informacione nga Malçeski se kam përgatitur puç në ditën e Komitetit qendror. Unë nuk kam qenë në vend dhe kam parë se çka po ndodhë, se jam përjashtuar. Kjo që po ndodhë është vazhdimësi edhe mënyrës së njejtë të funksionimit me ndërkëmbëza, intriga…etj”, theksoi Todorov.

