Gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanovski i cili më 1 qershor me armë gjuajti mbi ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot do të sillet në Gjykatë për seancën gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup.
Përpara Gjykatës, duhet të tregohen ekspertiza të reja psikiatrike të bëra në “Spitalin Psikiatrik Shkup” dhe nga të cilat duhet të konstatohet nëse i akuzuari ishte i aftë mendërisht kur e ka kryer veprën penale, njofton Portalb.
Ndryshe, Stojanovski nga Velesi ka gjuajtur tre herë në drejtim të Todorovit, por ky i fundit nuk u lëndua.
Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska e ka dënuar tentimin për vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë, Todorov dhe tha se familja e saj janë të revoltuar, por askush nuk mendoi se diçka e tillë mund të ndodh, sepse vrasja nuk është zgjidhje.
Vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.