Për dhjetë ditë do të shihet nëse fluksi i vizitorëve në Ohër gjatë fundjavës së kaluar do të rezultojë me rritjen e numrit të testimeve dhe të infektuarve nga coronavirusi.
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, Sashko Toçkov për “a1on”, thotë se numri i testimeve është dyfishuar nga fundi muajit maj, me zbutjen e masave. Sipas tij, për momentin në Ohër nuk ka klaster, ndërsa të gjithë të infektuarit e rinj janë raste individuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sjellja e papërgjegjshme e individëve në Ohër, ka rezultuar me rritjen e numrit të të infektuarve. Kah fundi i muajit maj, kur vetëm u paralajmërua zbutja e masave, njerëzit filluan të lirohen. Rritje të numrit të testimeve kemi edhe tani, gjegjësisht nëse para dy javëve në pikat në Ohër dhe Strugë kemi testuar 30-40 njerëz, tani kemi rreth 80 testime”, tha Toçkov.



