POGRADEC- Larja e hesapeve të lëna përgjysmë është rikthyer sërish në Hotel “Voloreka”. Johan Muçllari, ka qenë sërish pre e një atentati me një historik të ngjeshur konflikti mes dy familjeve Muçllari dhe Berberi.
Johan Muçllari 22 vjeç, i biri i pronarit të Hotel Voloreka, është vënë nën shënjestrën e një atentati, nga i biri i të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi.
Ky është atentati i tretë ndaj Johan Muçllarit, të cili i riu fatmirësisht i ka shpëtuar.
Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, 22-vjeçari Johan Muçllari i plagosur në këmbë me armë zjarri ka shkuar vetë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të plagëve të marra ku sipas burimeve raportohet që është goditur edhe me thikë, i riu është transferuar për një mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu pas mbërritjes së tij në spital.
Dëshmia përpara efektivëve të policisë nga Muçllari ka zbardhur dy emra të cilët janë mjaft të njohur për median pas historikut të ngjeshur me familjen Muçllari.
Johan Muçllari ka zbardhur emrat e Firdeus Berberit djali i “maços” së Pogradecit dhe Greis Maxharit.
Policia në njoftimin zyrtar raportoi se drejt Muçllarit u qëllua me pistoletë, gjatë një konflikti çasti. Ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.
Historiku i konfliktit disa vjeçar mes dy familjeve Muçllari dhe Berberi
Viti 2018 do të shënonte një konflikt mes Johan Muçllarit, aso kohe 19 vjeç me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti.
Në 1 gusht të vitit 2019, atij i është djegur një makinë.
Kamerat e sigurisë vërtetuan se, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është identifikuar nga policia. Fill pas kësaj ngjarje babë e bir kanë bërë një kallëzim penal.
Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi.
Përpara seancës gjyqësore një person i ka dalë përpara Jetmir Muçllarit duke e kërcënuar duke i thënë se ‘Nëse nuk tërhiqesh nga kallëzimi, do të vrasim ty dhe djalin tënd’.
Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ja del të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Xhuljano Topuzin dhe “arrest shtëpie” për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi.
Pas 7 muajsh nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu të Mariglen Topuzit, ky grup është rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020.
Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari.
Kush është Ilir Berberi, babai Firdeus Berberit të shpallur sot në kërkim
I njohur me epitetin “Liri i Rushkës”, Ilir Berberi, 54 vjeç është një ëmër mjaft i njohur për policinë. Ai njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka qenë i hetuar për vepra të ndryshme kriminale.
54-vjeçari ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Berberi është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Agron Gjyrezi.
Ndaj Berberit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”.
“Policia nuk vepron!”- Jetmir Muçllari apel për ndihmë përpara 2 vitesh, kërkoi azil për dy djemtë: Iu kërcënohet jeta
Ngjarja tronditëse në Pogradec ka qenë e paraljëmruar në dëshminë e 49-vjeçarit, Jetmir Muçllari, i cili bëri një denoncim të fortë në media duke deklaruar se janë të kërcënuar si familje ndërsa kërkoi mbrojtje nga policia.
Ai tregoi se djalit i kishin djegur makinën një vit para atentatit pas një konflikti me dy persona.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 04:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit.
Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve.
Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektivi i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. Edhe para një viti kanë djegur makinën e djalit për shkak të një konflikti verbal me dy persona, njëri prej të cilëve u dënuar nga Gjykata. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ju kërcënohet jeta”, shprehej Muçllari.
Gazeta Shqiptare sjell edhe foton e Firdeus Berberit, 20-vjeçarit të shpallur në kërkim:




