Një makinë goditi tre këmbësorë në Selanik, të gjithë të plagosur u dërguan në spital me lëndime të rënda, njoftojnë mediat greke, përcjell TetovaSot.
Mediat greke shkruajnë se dy të plagosurit janë shtetas maqedonas.
Deri tek aksidenti erdhi pasi shoferi i makinës humbi kontrollin e automjetit dhe goditi këmbësorët.
Policia e trafikut tha se aksidenti i trafikut ka ndodhi afër IKEA, drejt aeroportit të Selanikut./TetovaSot/