Policia hungareze ka arrestuar një infermier 30-vjeçar nën dyshimin se ka zhvarrosur varre dhe ka ngrënë mbetje njerëzore, raporton “Associated Press”.
I dyshuari u arrestua më 17 qershor në Budapest, pas një dëshmie se ai fshihte pjesë trupi në shtëpinë e tij dhe në vendin e punës në spital.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti kafka, një këmbë të tërë, një krah, lëkurë fytyre dhe një arkivol të mbushur me kocka të tjera. Gjithashtu u gjet edhe një zemër në një kavanoz qelqi, për të cilën ekspertët mjeko-ligjorë janë ende duke përcaktuar nëse është me origjinë njerëzore apo shtazore.
Infermieri e ka pranuar fajin dhe ka deklaruar se ishte i “fiksuar” pas anatomisë njerëzore. Ai pranoi gjithashtu se disa pjesë të trupave i kishte gatuar dhe i kishte ngrënë.
Policia dyshon se ai i siguronte mbetjet mortore përmes punës së tij në spital, por edhe duke gërmuar varre në varreza të braktisura në Hungari dhe Sllovaki.
Burri aktualisht ndodhet në paraburgim nën dyshimin për përdorim të paligjshëm të trupave të njerëzve, ndërsa policia ka sekuestruar kompjuterët dhe telefonat e tij celularë për hetime të mëtejshme.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Moska: Cisterna e parë me naftë ruse drejt tregjeve botërore është nisur
- Adrola Dushi bëhet gati për dimër, shfaqet me një stil që bie në sy
- Protestat në Shqipëri: A po e rrezikojnë stabilitetin e Ramës dhe rrugën drejt BE-së?
- ‘Çmendet’ Benita, shfaqet e zhveshur nga dhoma e gjumit
- Parashikimi i motit
- Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë koke boshë
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta



