Topografi Luigj Paloka i dënuar me pesë vite burgim nga Apeli i GJKKO për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
Emri i Luigj Palokës është përfshirë në dosjen e hetimeve për tjetërsimin e pronave në Lezhë, ku janë përfshirë 11 zyrtarë mes tyre edhe ish-krybashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Sipas SPAK se gjatë hetimit ka rezultuar se nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.