Memedali Jusufi
Metju Arnoldi [Mattheë Arnold] ka vënë në dukje tashmë se në periudha konvencionalizmi dhe racionalizmi të thatë ngadhënjen nevoja për pasion, për ndjenja të zjarrta e të larta; dhe anasjelltas. Ndërsa Erih Kaler [Erich Kahler] tregon se në histornë e njerëzimit, çdo herë që ndonjë parim çohet gjer në rrjedhojat e tij të mbrame, kthehet kundër vetes.
Teksa ithtarët e pasqyrimit marrin parasysh vetëm klasat horizontale, këto grupe kanë peshë të madhe në prodhimin, tipologjinë dhe tonalitetin e artit. Këto ndarje, që e përshkojnë shoqërinë nga maja në fund, qoftë si ndarje moshe, feje, seksi apo temperamenti, kanë një pasojë vendimtare mbi krijimet e holla të shpirtit njerëzor, që reagon jo vetëm në varësi të problemeve ekonomike, po edhe të shqetësimeve karakteristike për moshën apo seksin, të problemeve të fesë përkatëse apo të moralit përkatës, etj. Lalo dhe sociologë të tjerë kanë vënë në dukje se fëmijët, për shembull, janë përgjithësisht ruajtës të mirë për sa i takon artit. Ginjoli dhe marionetat janë vazhdimësi e personazheve të komedisë së vjetër italiane; fabulat dhe përrallat janë mbetje mitesh të lashta; lojërat e tyre janë shumë të moçme dhe të përbotshme (fëmija tibetian luan me të njëjtët guralecë dhe me të njëjtat rregulla si çunaku argjentinas që luante “intenti” në fëmijërinë time); instrumente të lashtë si zarbatana, hobeja apo shigjeta vazhdojnë ta ruajnë prestigjin e tyre krahas mitralozit; në fushën muzikore janë ruajtur instrumente arkaike, si tamburi apo rrakja.
Edhe pleqtë, fshatarët dhe grupet fetare janë konservatorë, ndonëse për shkaqe të tjera; kjo është arsyeja pse priftërinjtë tanë vazhdojnë të vishen si në Mesjetë dhe shumica dërrmuese e kishave tona vazhdojnë të ndërtohen në stilin romanik ose gotik.
Ndërsa adoleshentët, të rinjtë dhe një lloj i caktuar të rriturish (neurotikët, inatçorët, të papërshtaturit, të shqetësuarit, të varfrit) janë revolucionarë.
Përveç grupeve konservatore dhe revolucionare, janë edhe përhapësit: njerëz të fesë, tregtarë, shtete kolonizatorë, sekte artistike, raca shtegtare si hebrejtë. Kësisoj, në rastin e stilit gotik, përhapja e tij ka qenë vepër e ipeshkvinjve cistersianë dhe e studentëve të Universitetit të Parisit. Po kështu, muhamedanët e transformuan arkitekturën e Indisë duke i sjellë minarenë dhe kubenë bulbore. Si mund të shpjegohen këto objekte apo modalitete artistike duke u nisur vetëm nga realiteti ekonomik i një vendi? Në përgjithësi, ndikimi i fesë mbi artin është shumë më i fuqishëm se ai i çdo faktori tjetër social: ndalimi për të paraqitur hyjninë u hoqi myslimanëve mundësinë e një plastike si ajo e katolikëve, ndërsa nga ana tjetër nxiti arabeskën dhe arkitekturën; për shkaqe të ngjashme, në Hollandë, piktori u hodh te peizazhi dhe te protreti i borgjezit; dhe, pas gjasash, për mendimin tim, ndalimi luteran i figurave, duke e çliruar artistin nga një pjesë e madhe e shqetësimeve të shprehjes, ka qenë shkaku ose një nga shkaqet e zhvillimit të spikatur të muzikës duke filluar nga Reforma.
Një tjetër ndërlikim që nuk ka të bëjë fare me klasat është ai i transfuzioneve kulturore, qoftë nëpërmjet pushtimeve apo luftrave, tregtisë apo emigrimit, qoftë, së fundi, nëpërmjet mbërritjes së një feje presigjioze në një territor të ri. Krijime të panumërta, disa prej tyre me një rëndësi dhe fuqi të jashtëzakonshme, vijnë nga të tilla transfuzione: muzika zezake në Amerikë, me sintezën e saj të koraleve luterane, të këngëve skoceze apo irlandeze dhe të traditës së vjetër afrikane, përbën shembullin më domethënës. Në disa raste, kultura indigjene plagoset për vdekje, siç shihet në komunitete të pushtuara egërsisht nga kolonizimi i turpshëm europian, me artikujt e tij të pazarit dhe pëlhurat e prodhuara masivisht në metropol. Po në përgjithësi ndodh hibridizimi dhe, ashtu sikurse europianët hyjnë në Afrikë, edhe afrikanët hyjnë në Europë dhe arti zezak depërton mprehtësisht në kulturën e pushtuesve.
Përveç ndikimeve që vijnë nga grupet vertikale, përveç faktorëve të temperamentit të çdo individi, që mund t’i hasim në çdo klasë të shoqërisë, në art ekziston edhe një forcë e brendshme që pouthajse nuk ka të bëjë me shoqërinë: veprimi i lodhjes dhe i trillit. Ashtu si modat e të veshurit, shumë nga risitë e artit vijnë nga shterja psikike, nga mërzitja, nga kënaqësia thjesht për t’iu kundërvënë brezit paraardhës apo armiqve të fuqishëm brenda vetë sferës së artit, thjesht nga ëndja për ndryshim. Dhe, për shkaqe të afërta me ato që e bëjnë një fëmijë të ndihet më i lidhur me gjyshin se me të atin (në saje të këtyre dy lloj mllefeve të njëpasnjëshme): Prusti nuk rrjedh nga Balzaku, po nga Sen-Simoni.
Së fundi, “koha artistike” nuk përkon me kohën astronomike, as me kohën sociale, as me kohën psikologjike, përveçse në raste shumë të jashtëzakonshme: odeja pindarike lindi si rrjedhojë e lojërave kombëtare, porse u zhduk edhe kur këto lojëra vazhduan të mbeteshin. Për më tepër, koha nuk është e njëjtë në artet e ndryshme, edhe nëse kanë lindur sinkronikisht dhe nga një shtysë e përbashkët: tempulli grek (qoftë për shkak të shpirtit konservator të feve, qoftë për shkaqe materiale dhe fizike) nuk ndyrshoi në pothuajse njëmijë vjet; dhe, prandaj, gjurma e cikleve të mëdhenj në arkitekturë mund të ndiqet më lehtësisht se në pikturë apo në letërsi, ku lufta e brezave apo e shkollave është më e dukshme dhe më aktive.
Pra, është absurde të kërkosh paralelizma të qarta midis artit dhe organizimit shoqëror të kohës së tij. Edhe po të supozojmë se kushtet ekonomike apo klasore ndikojnë tek artisti, ky ndikim shpeshherë është me kah të kundërt dhe, veç asaj, te shpirti ushtrojnë ndikim të njëkohshëm tradita, veprat apo modalitetet e një kulture rivale, ose pushtuese, ose paradigmatike, temperamenti i krijuesit, mosha e tij, krizat e tij vetjake, feja e tij apo filozofia e tij, lodhja apo entuziazmi, mllefet e tij sektare……….
Platoni thoj se arti eshte nje loje nderkoh Sartri thoj se nepermjet artit njeriu rinderton veten. Se ke ndejmi arti nuk eshte vetem imitim por ka mission ne kete bote. Egzistimi i nje bote, tjeterfare nga natyrorja sipas A.Izetbegovic eshte premise themelore e cdo arti. Sikur te egzistonte vetem nje botw, arti do te ishte i pamundshem. Qenia njerzore krijuese e nenkupton artistin, i cili gjate kohes qe krijon eshte ne gjendje qe te heq dore prej cdo gjeje dhe pastaj me kreativitetin e tij ai krijon vepra artistike, ai vajton, perpiqet, si dhe shpreh dhe nderton vetveten.Misioni i arti eshte ri ndertimi, cili do qe shkruan nje liber , njekohesishte e krijon dhe nderton vetveten. Sipas Sartrit qenia njerzore duhet te ndertoj vet-veten me ndihmen e te menduarit.Sipas filozofeve njera nga gjerat, te cilat i ben arti eshte edhe ndihma ne zvoglimin e ndjenjes se tjetersimit te qenies njerzore te ndergjegjshme, e cila ka shpetuar dhe e ka tjetersuar vetveten e saj : ne cmenyr? Ai e lejon ate qe ti zbukuroj muret e burgut te tij me perfytyrimet e shtepis ne te cilen ai deshiron te jete por qe nga ana tjeter nuk eshte.Keto objekte, ky qiell, keto male dhe yje, ate aspak nuk e kuptojn. Ai ka mbetur i vetmuar dhe i verber ne mesin e ktyre gjerave. Te gjitha ktyre sendeve arti u jep ndjenja.Arti nuk e shehh lindjen e diellit si nje revolucion ne qiell e mbi toke, por e sheh ate ne menyren e paraqitjes se papritur te diellit ne qiellin e kaltert.Kjo nuk i kenaq nevojat e tij, por paraqitet nje lloj porosie qe vjen nga ana e nje miku. Gjate ketij mashtrimi artistik, pastrohen edhe ndjenjat e tij te tjetersimit dhe te ndarjes se objekteve nga natyra vete. Arti ben gjithashtu edhe dic tjeter. Ai i lejon artistit qe te beje e te krijoj dicka qe ne bote nuk ekziston ndersa nga ana tjeter, do te duhej qe ashtu te jete.Arti i se kalueres perqendrohej ne nivelin e imitimit te natyres. Platoni ka thene: Arti eshte imitim i natyres. Arti eshte nje loje.Arti eshte mashtrues dhe i rejshem. Njeriu, i cili i ka asgjesuar vlerat e realitetit eshte i detyruar ti simuloj.Nderkoh Sartri thoj se njeriu kurr pikturon natyren ai riprodhon veten nga brenda . Ai thoj se arti nuk eshte vetem loje por ndertim i vet-vetes.Sipas shume studjuesve qe vlersojne se arti ka nje mission ata thone se artistet mbi supe marin pergjegjsine mekatet e te tjerve, sepse sipas tyre artisti i vertet eshte i kujdesshem dhe ndryshe nga politikanet edhe i pergjegjshem dhe eshte i angazhuar me veprimtarin shoqerore. Rolin kryesor te cilin e luan arti eshte fisnikrimi i ceshtjes.Mbi te gjitha arti eshte nje nevoj per perfshirjen e qenies njerzore, sepse zakonisht nuk konsiderohet se n teresi eshte subjektiv apo objektiv. Ata qe besojne se e bukura perbehet prej se vertetes e cila vjen nga bashkveprimi i shpirtit dhe objektit te jashtwm, artin e shohin si njw casje objective, mirpo per shkak tw tw menduarit tonw subjektiv, ne gjwrat i shohim si gjysem objective dhe gjysem subjektive.Kshtu Hegeli ka thene : Arti ka kaluar prej materiales dhe objektives drejte asaj qe eshte intelektuale dhe subjektive.Pikasoja krijonnje qenie njerzore, me nje sy ne mes te ballit. Ai deshiron te flaws.Artistet nuk dwshirojnw ta shprehin ate qe eshte. Ai don te thotw se qenia njerzore e sotme wshtw bwrw njwdimenzionale.Zhorzh Sorati, piktori i madh i impresionizmit, thotw : “Unw mundw tw pikturoj kalin. Por ky nuk do tw jet ai kali i livadhit. Ky wshtw njw kuptim dhe njw koncept i kalit i shprehur dhe mwshiruar nw figurwn e kalit.Kamyja thote se mjerimin dhe tjetwrsimin e njeriut e gjen nw kwtw botw.Ndaj qenja njerzore bwhet krijuese dhe ndwrtuese e vet-vetws dhe atw deri nw atw masw sa qw arti i saj fillon tw pwrfshij nw vete edhe ndjenjwn e humanitetit te saj por jo ne kuptimin e diturisw apo zejes. Nw tw vwrtetw, secila vepwr artistike wshte nje kumtim, nje mbresw pwr boten tw ciles nuk i perkasin, nga e cila skemi mbire, ne te cilen jemi “ flakur”Prandaj arti gjendet sipas Ali Sheriatit, ne opozitw te natyrshme ndaj botes.Ne poezi, ne melodi, ne piktur ne gjendemi ball per balle me fshehtesin qe quhet cilsi ne kuptimin metafizik te fjales. Si do te shpjegohej per shembull dallimi ndermjet origjinalit te nje pikture dhe kopjes sw saj me sasi. Origjinali ka cilesin e te bukures kurse ‘ cdo kopje eshte e shemtuar”. Eshte e qart se dallimi nuk qendron ne faktin se kopjes i eshte marre ose hequr dicka, ne kuptimin sasior te fjales.Dallimi qendron diku ne kontaktin personal ndermjet vepres dhe artistit.Sic thote Sheriati, religjioni, morali dhe arti, i takojne te njejtit dru gjeanologjik.