4 Shkurt 2019 / 15:32
Gjykatësja Olja Ristova nuk do t’i gjykojë zyrtarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri të akuzuar për parregullsi zgjedhore në rastin e “Titanik 3”. Ristova vetë ka kërkuar të tërhiqet. Kryetari i gjykatës është pajtuar dhe përmes sistemit AKMIS, rasti në mënyrë elektronike duhet t’i shpërndahet një gjykatësi tjetër. Konkretisht, Ristova për tërheqjen i referohet prokurores speciale, Katica Janeva e cila theksoi se gjykatësja nuk ka pasur rend në sallën e gjyqit dhe ka lejuar kërcënime ndaj prokurorëve nga Speciales nga ana e avokatit të të pandehurit.
Lidhur me këtë deklaratë, gjykatësja Ristova vlerëson se me këtë ndikim të pabazuar mediatik për një lëndë për të cilën edhe ashtu çdo debat zhvillohet në prani të përfaqësuesve të mediave, OJQ-ve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në vend, bëhet presion i drejtpërdrejtë dhe vihet në pikëpyetje pavarësia dhe paanshmëria e saj në veprim, gjë që shkakton dyshime në publik. Në këtë drejtim, Gjykata i kupton këto deklarata të PSP-së si një përpjekje për presion të drejtpërdrejtë ndaj gjykatëses- thonë nga Gjykata Penale.
Tërheqjes së gjykatëses Ristova i parapriu edhe një skandal tjetër lidhur me këtë rast. Prokurorja Fatime Fetai njoftoi se avokati Mefail Arslani, i cili e mbron të pandehurin Ejup Alimi, e ka kërcënuar kolegun e saj Gavril Bubevski. Dëshmitarë të kërcënimeve përveç Fatime Fetait ka qenë edhe një avokate tjetër, ndërsa Bubeski ka ngritur kallëzim penal kundër avokatit nga radhët e prokurorisë së rregullt.
Bojan Stojanovski
Loading…