29 Janar 2019 / 16:01
Gjykimi i rastit Titanik 2 për parregullsitë zgjedhore është shtyrë sot. I pandehuri Bedredin Ibraimi nuk u paraqit në sallën e gjyqit, sepse kishte menduar se seanca ishte caktuar për në 8 shkurt. Gjykatësi Ogen Stavrev kishte dyshime nëse do të kërkonte që Ibraimi të sillet me polici. Megjithatë, prokurorja Fatime Fetai vuri në dukje se nuk janë plotësuar kushtet që ai të shoqërohet në gjykatë me polici. Në këtë rast, përveç Bedredin Ibraimit, të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, lideri i PDSH-së Menduh Taçi, dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor Sasho Sërcev, Aneta Stefanovska dhe Vlatko Sajkovski.
Alsat
Loading…


