Një banesë është përfshirë nga flakët në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet pasditen e kësaj të marte.
Sipas burimeve, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy qytetarët, me iniciale B. R., dhe B. R., 78 vjeç.
Mësohet se banesa e cila është përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit të dëmtuar B. R., 55 vjeç.
Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



