Tirana do të jetë sot në qendër të vëmendjes evropiane, pasi mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku pritet të marrin pjesë 53 liderë evropianë, përfshirë presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të institucioneve si Bashkimi Europian, NATO dhe OSBE.
Në të njëjtën ditë me mbajtjen e Samitit, Partia Demokratike ka thirrur një protestë, por leja për zhvillimin e saj është refuzuar nga Policia e Tiranës për arsye sigurie, pasi tubimi parashikohej të mbahej pranë perimetrit të sigurisë së vendosur për samitin.
Megjithatë, PD nuk është tërhequr nga organizimi i protestës dhe ka njoftuar zhvendosjen e saj në një tjetër zonë të qytetit. Protesta do të mbahet në Bulevardin Zogu i Parë, në kryqëzimin me rrugën Fortuzi, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në orën 17:00.