Ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie, ka vizituar qytetin e Kumanovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Maksim Dimitrievskin. Me këtë rast u bisedua për zgjedhjet lokale, konstituimin e Këshillit të ri komunal, si dhe për ecurinë e disa proekteve të rëndësishme në qytetin e Kumanovës. Paraprakisht ambasadori Timonie, takoi një delegacion të BDI-së në Kumanovë me ç ‘rast u bisedua për shumë çështje, ndër të cilat edhe për dënimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, për çka u kërkua rigjykim dhe ndërhyrje e faktorit ndërkombëtar.
“Jam i kënaqur që takova përfaqësuesit e BDI , konkretisht për të bërë një vështrim mbi evoluimin e ngjarjeve në qytetin e Kumanovës. Kumanova është një qytet emblematik, simbolikë e bashk-ekzistencës të komuniteteve të ndryshme dhe është tejet e rëndësishme që gjërat këtu të kenë sukses”, tha Ambasadori i Francës në RM, Kristian Timonie.