26 Shkurt
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie vlerëson se Maqedonia është në prag të daljes nga kriza politike. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL) ai tha se pret formimin e një Qeverie të qëndrueshme që do të sigurojë mirëqenien e të gjitha bashkësive etnike në vend.
Presim që partitë politike të merren vesh sa më shpejtë që është e mundur, për një koalicion funksional që do të mund të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur, kurse pika e dytë që ne e mendojmë, jashtë koalicionit qeveritar, është të ekzistojë pajtueshmëri mes partive politike të të gjitha bashkësive në kuadër të agjendës së përbashkët në të cilën do të caktoheshin prioritete, mes të cilave gjyqësia, reforma në shërbimet dhe në një numër të madh çështjesh tjera që po i pret popullata vendase dhe BE-ja, sepse këto reforma nuk bëhen për ne, por për ju – deklaroi ambasadori francez Kristian Timonie.
Ambasadori francez vlerësoi pozitivisht platformën e përbashkët të partive shqiptare.
Nga këndvështrimi i Francës, në plan të parë është qytetaria, si vlerë universale dhe patriotizëm i përbashkët në interes të përgjithshëm dhe për ne kjo është shumë pozitive. Pastaj do të them se secila bashkësi për nga natyra ka disa interesa që dëshiron t’i mbrojë dhe më duket se çështja e parë që nuk duhet të harrohet është çështja e interesit të përbashkët të të gjitha bashkësive, në mënyrë që të vazhdohet në rrugën drejt BE-së, në të cilën vendi ka ngecur – tha Timonie.
Timonie beson në mençurinë e politikanëve dhe pret implementimin e reformave urgjente, mes të cilave edhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, pasi kjo sipas tij, nuk është fitore e një partie, por e vlerave evropiane.
Nëse PSP-ja është dalje nga kriza, atëherë edhe mandati i saj duhet të vazhdohet me të gjitha mekanizmat që ekzistojnë në Parlament. Për këtë është e domosdoshme që partitë politike të tregojnë përgjegjësi, por gjithashtu edhe ndjenjë të interesit të përgjithshëm të të gjithëve – u shpreh Timonie.
Ambasdori francez theksoi se nuk është vlerë evropiane të sulmohen mediat dje organizatat jo qeveritare. Ai porositi liderët e partive të mëdha politike në vend të mos humbin më shumë kohë në rrugën drejt integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike.
Powered by WPeMatico

