Në kryeqyetin e Maqedonisë së Veriut është oranizuar një pritje solemne me rastin e ditës kombëtare të turqishtes, pritje kjo e organizuar nën kujdesin e Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA).
Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni nën Kryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik foli për historikun e TIKA-s me projektet e saj në këto vende ku theksoi se që prej vitit 2005 ajo është aktive në Maqedoni dhe se si e tillë ka zyra në 170 vende të botës.
– Turqishtja është zemra e popullit turk
Duke theksuar se pakicat turke në Maqedoninë e Veriut ashtu sikurse 10 milionë turq që jetojnë në Ballkan, jetojnë në harmoni dhe paqe me të gjitha komunitetet e tjera, Çevik në vijim të fjalës së tij duke cituar një fjalë të Mustafa Kemal Ataturk-ut tha: ‘Turqishtja është zemra, mendja dhe thesari ishenjtë i popullit turk’
Çevik vuri në dukje se pakica turke në këtë vend është në qendër të vëmendjes së Turqisë. Ndërsa theksoi se dita e njohjes së të drejtës së arsimimit në gjuhën turke e cila daton në vitin 2007 festohet si festa e gjuhës turke në Maqeodoninë e Veriut. Çevik falenderoi MATÜSİTEB dhe partite turke për kontributin në këtë drejtim.
Dr Çevik dha detaje edhe mbi aktivitetin e TIKA-s në Maqedoni duke theksuar se nga më shumë se 1200 projekte të zhvilluara në këtë vend nga kjo agjenci, 350 janë në fushën e arsimit. Ai theksoi se në sajë të marrëveshjeve me shtetin e Maqedonisë, kjo agjenci ka ndërtuar më shumë se 55 shkolla kryesisht në Maqedoninë Lindore.
I pranishëm në aktivitetin e festës së turqishtes të organizuar nën përkujdesin e TIKA-s ishte i pranishëm edhe Kryeparlamentari turk, Mustafa Şentop i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në këtë vend./