Maqedonia ka rënë për 17 vende në Indeksin për perceptimin e korrupsionit në vitin 2017 në krahasim me vitin 2016. Ky rangim i vendit është më i pafavorshëm prej kohës kur ka nisur të përpilohet ky indeks, thonë nga Organizata joqeveritare Transparency international – Maqedoni.
Publikimi i këtij informacioni ka nxitur reagimin e opozitës dhe pushtetit.
VMRO-DPMNE thotë se përkeqësimi i gjendjes është rezultat i korrupsionit dhe krimit të pushtetit të LSDM dhe nepotizmit të evidentuara vitin e kaluar.
Për pushtetin rezultatet e këqija për perceptimin e qytetarëve për nivelin e korrupsionit është pasojë e qeverisjes kriminale të ish pushtetit. Sipas tyre rezultat e politikës antikrim të pushtetit do të ndihen në indeksin e këtij viti.
Almakos