Qendra për edukim dhe zhvillim – CED, njëra nga njëmijë partnerët e lëvizjen e njerëzve të Futbollit inspiruar nga më shumë se 100.000 njerëz ishte pjesë në javës së lëvizjes së njerëzve të Futbollit që mbahet në mbi 70 shtete europiane në periudhën 5-19 Tetor 2017. Në kuadër të rrjetit FARE me 12.10.2017 u mbajt aktiviteti “Të bëhemi Miq përmes Futbollit” në Stadiumin e Fshatit Tearcë.
Javët e veprimit të Njerëzve të Futbollit është fushatë shoqërore e përqëndruara te futbolli, e organizuar nga rrjeti Fare në Tetor, që synon shqyrtimin e të gjitha barrierave që përjashtojnë njerëzit dhe komunitetet. Në mes të 5 dhe 19 tetor, klubet profesionale dhe amatere, dhe mijëra të tjerë në mediat sociale do të festojnë fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit dhe pranuar dallimet.
Drejtori ekzekutiv i Rrjetit Fare, Piara Pouar tha: “Javët e Njerëzve të Futbollit është një periudhë e rëndësishme për futbollin evropian, pasi që ajo i bashkon të gjithë ata që shikojnë, luajnë apo janë në pozita drejtuese të sportit, dhe mbështet përfshirjen dhe diversitetin në të gjithë strukturat e saj, duke sfiduar jotolerancën dhe diskriminimin”.
“Kjo është një lëvizje e madhe dhe në rritje, qëllimi ynë është drejtëpërdrejtë të arrijmë 100,000 njerëz në aktivitete. Ne inkurajojmë organizatat bazë që të bashkohen me fushatën dhe të përfshihen në aktivitetet e tyre. “CED është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe ne jemi të lumtur që mbështetemi te ata për të festuar atë së bashku,” theksoi Metin Muaremi nga CED. Në vitin 2016, më shumë se 2000 aktivitete u organizuan në Evropë. Mbi 100,000 njerëz u përfshinë drejtpërdrejt.