Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Thomas Weitz, në një intervistë pët agjencinë bullgare të lajmeve BGNES tha se shumica dërrmuese në PE dëshiron të mbështesë Maqedoninë dhe të gjithë rajonin për një zhvillim më të mirë ekonomik, politik dhe social.
“E di që unë vetë po përpiqem të mbështes procesin e pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Unë jam gjithashtu mik i Bullgarisë”, tha Weitz.
Kur u pyet nëse qeveria aktuale e Maqedonisë ka një qëllim të vërtetë për të zbatuar ndryshimet e kërkuara, Weitz ishte i vendosur të mos e konfirmonte këtë, por theksoi se Parlamenti Evropian mbetet i gatshëm të mbështesë vendin.
“Ajo që di është se shumica në PE dëshiron të mbështesë vendin dhe të gjithë rajonin për një zhvillim më të mirë ekonomik, politik dhe social”, tha ai.
Ai theksoi se personalisht mbështet procesin e pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“E di që unë vetë po përpiqem të mbështes procesin e pranimit të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë”, tha Weiz.
Kur u pyet nëse ishte i ndikuar nga Mickoski apo politikanë të tjerë evropianë, Weitz u përgjigj shkurt: “Kategorikisht – jo.”