Sekretariatit për Çështje Evropiane hapi thirrje publike deri tek të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në projektin e “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë”.
“Vitin kur për herë të parë në arsimin tuaj programi arsimor parasheh edukim për Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë në BE, në muajin maj (muaji i Evropës) nga 02-04 maj organizon projekt edukativ: Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë” me të cilin do të mundohemi nga më afër t’ju njoftojmë me thelbin dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian”, theksohet në thirrjen publike..
Shkollat interesin për vizitën në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe prezencën në projektin “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë” ta paraqitin në adresën Daniela.Gjorgievska@sep.gov.mk; ose në numrin e telefonit 070/409-618. /koha.mk/