Ambasada e Sllovakisë në Maqedoni kumtoi se deri në fund të prillit është hapur thirrja publike për aplikim për bursë në suaza të Programit kombëtar për bursa të Republikës së Sllovakisë për hulumtime dhe qëndrim artistik gjatë vitit shkollor 2017/2018.
“Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve përmes ueb faqes www.scholarships.sk është 30 prilli i vitit 2017, deri në orën 16. Programi kombëtar për bursa i Republikës së Sllovakisë e mbështet mobilitetin e studentëve të huaj, master, doktorant, profesor universitar, hulumtues dhe artistë në universitetet sllovake dhe në organizatat hulumtueses”, informon Ambasada Sllovake.