Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin, Kostandin Dramolli pasi theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.
I riu, i cili ka qene edhe ish portieri i Skënderbeut postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese.
27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat.
I riu shprehet teper i revoltuar për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon.
“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.