Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Çair të Shkupit. Djali 17 vjeçar është plagosur me thikë gjatë një rrahjeje në autobusin me numër “57”, sot rreth orës 14:30, njofton Ministria e Brendshme, raporton TetovaSot.
Sipas informacioneve të policisë, në katin e sipërm të autobusit ka shpërthyer rrahja mes dy grupe të të miturve, në të cilën me thikë është goditur një 17-vjeçar.
Djali i dëmtuar u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup.
Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se po marrin masa për ta pastruar plotësisht çështjen.