Në një përleshje mes dy grupe të rinjsh, është plagosur me thikë një djalosh, i cili udhëtonte me linjën e autobusit 57 në Shkup. Burimet jo zyrtare të Almakosit flasin se incidenti ka ndodhur për shkak të një vajze. Policia ka pohuar rastin dhe thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Nuk mund t’ju themi asgjë zyrtare, sepse rasti është i freskët, vetëm mund t’ju përcjellim se në ora 14:30 në polici është paraqitur se në katin e dytë të autobusit me numër 57, i cili po lëvizte në rrugën “Cvetan Dimov” dy grupe të rinjsh kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një person i moshës së mitur, A.A”, njoftojnë nga policia për Almakos.
Ato thonë se informacionet e para jo zyrtare nga tereni janë se përleshja mes dy grupeve ka ndodhur për shkak të një vajze, gjë të cilën e thonë edhe burimet e portalit Alamkos që kishin qenë në vend ngjarje.
“Kur të kemi informacione zyrtare dhe më në detaje me patjetër do ju informojmë” deklaruan nga MPB
Një qytetar për Almakos ka thënë se nuk ka qenë dëshmitar okular i incidentit, por ka ndihmuar për të bartur të plagosurin në makinën e urgjencës.
“Djaloshi ishte i lënduar në këmbën e djathtë, në pjesën e sipërme të gjurit”, thotë ky qytetar.
Mevludin Imeri
Almakos.com
*Foto ilustrim*