Mbrojtja e kryetarit të Komunës së Pustecit, Edmond Themelko, ka paraqitur ankesë ndaj vendimit për paraburgim. Avokati i tij Donço Nakov shkurt tha se ankesa është bazuar në flet arrestin ndërkombëtar i cili sipas tij është në kundërshtim më Kodin Penal.
Sipas Nakov, klienti i tij i cili ndodhet në paraburgim 30 ditor si i dyshuar në lëndën “Titanik”, ka pasur dokumente udhëtimi të Shqipërisë të cilat i kanë mundësuar lëvizjen e tij nga Maqedonia në Shqipëri dhe anasjelltas, se çfarë mban ankesa jonë, do të flasim pas vendimit të Apelit, shton Nakov.
Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva nuk deshi të komentojë ankesat e mbrojtjes.
“>Nuk kam komen për rastin në fjalë. Çdo gjë do të komentojmë dhe vërtetojmë para gjyqit tha Katica Janeva, Prokurore Speciale.
Themelko është njëri nga të akuzuarit në rastin e PSP-së “Titanik”, për manipulime në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja Gordana Jankullova, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakievski, si dhe Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski dhe funksionar të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. PSP edhe për ta kërkoi paraburgium, por gjykata refuzoi./Almakos

