Ministri i shëndetësisë Arben Taravari dhe kandidati i ASH-së për kreun e komunës së Gostivarit evidentohet si ekspert në fushën e neurologjisë në faqen zyrtare të ministrisë së shëndetësisë.
Ky është një tjetër skandal në adresë të ministrit Taravari i cili që nga emërimi në këtë post numëron shumë skandale që nga emërimi i këshilltarëve, drejtimi i këtij dikasteri, gjatë kohës sa është ministër kanë ndodhur shumë vdekje misterioze, njofton Flaka.
Në adresë tonë kanë arritur disa të dhëna në të cilat shihet qartë se si Taravari është i evidentuar edhe si ekspert i mjekësisë ligjore në fushën e neurologjisë.
Në disa raste edhe pse vet është neurolog ai punon edhe profesionin e psikiatrit, ka shumë raste mirë ai që ka arritur në adresën tonë thotë kështu: “Ai në disa raste edhe pse vet është neurolog punon profesionin e psikiatrit, ka shumë raste por unë do ua cek vetëm një me gazetarin Nijazi Muhamedi kur në gjykatën themelore të Tetovës, Arben Taravari si ekspert ka dhënë mendim kundër gazetarit por jo si neurolog por si psikiatër, ko mund të vërehet dhe në vendimin e gjykatës pasiqë Taravari paraqitet si psikiatër.
Profesioni i neurologut dhe psikiatrit kanë shumë dallim, por skandali qëndron edhe në atë se në faqen e ministrisë së drejtësisë ai figuron akoma si ekspert e që duhet të jep dorëheqje pasiqë posti i ministrit nuk e lejon atë që të punojë edhe si ekspert”, thekson në kushte anonime personi i cili ka dërguar të dhëna mbi këtë skandal në redaksinë tonë. Për të numëruar akoma më shumë skandalet, Taravari akoma nuk ka dhënë dorëheqje nga ministri i shëndetësisë edhe pse të njejtën duhej ta bënte për shkaqe morale pasiqë që nga marrja e detyrës ka thënë se do të punojë me ndërë e që moralin tash si është kandidat për kreun e komunës së Gostivarit nuk e njeh më.
Që nga dita kur ka nisur fushata, Taravari bën fushatë me resurse të ministrisë duke përdorur kështu aktivist që i ka të punësuar por edhe makinën zyrtare në fushatë. Për të qenë akoma një skandal më i thellë që për të nuk kanë të ndalur, brenda 90 ditëve kanë vdekur 12 foshnjë të posalindura derisa Taravari si drejtues i dikasterit të shëndetësisë akoma nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtarë se cilat janë shkaqet e këtyre vdekjeve pasiqë bëhet shumë shqetësuese kjo problematikë, ndërsa ai vazhdon emërimin e tij nëpër këshilla drejtues me honorare bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të afërt./Gazeta Express/