Partia Demokratike Shqiptare sot më 11.10.17 mbajti tubimin e saj në Tearcë. Para një numri të madh të aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Fatmire Isaku, bartësja e listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e Tearcës, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë.
Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash deklaroi se PDSH ka një bazë të fuqishme në Tearcë, me kuadro të fuqishme. Thaçi më tej theksoi se BDI ka pranuar dobsinë e vet me thirjen e për një kualicion me LSDM-në për Tetovën dhe Tearcën, duke i thirur maqedonasit që të vendosin për ne. Thaçi gjithashtu potencoi se beteja e PDSH-së është për ta ruajtur votën e shqiptarëve dhe për ta artikuluar si kërkesë për të drejtat kolektive të shqiptarëve.
Gënjeshtrat me dekadë të BDI-së kanë sjell shqiptarët në një pozitë shumë të vështirë dhe degraduese duke i shtyre ata që të kërkojnë shpresë jasht vendlindjes së tyre, andaj vota për PDSH-në duhet ti eliminoj këta manipulantë nga skena politike dhe tua kthej shqiptarëve shpresen për një jetë më të mirë – tha Thaçi.