“Pas vendimit të Ivanovit u dëshmua se është e patjetërsueshme implementimi i marrëveshjes politike të PDSH-së dhe ndryshimit të rendit kushtetues të Maqedonisë. Është e kotë shqiptarët të angazhohen politikisht kur një person si Ivanov mund tua nënvlerësojë vullnetin dhe votën e tyre. Ndryshimi mund të bëhet përmes Parlamentit dydhomësh”, tha Menduh Thaçi pas takimit me përfaqësuesen e lartë evropiane, Frederka Mogerini.
Numri një i PDSH-së ftoi shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve dhe skenarëve pasi situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik dhe kjo nuk ju shkon në interes as shqiptarëve, as Shqipërisë dhe as Kosovës.