Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në Click Plus në TV21 ka komentuar edhe zhvillimet brenda BDI, me theks të veçantë të ashtuquajturin “grupi i zjarrit”.
Thaçi ka theksuar se në këtë rast kemi të bëjmë me luftë të gërditshme për pushtet, për tenderë.
“Unë shoh shumë njerëz të pakënaqur me qeverisjen. Këta grupi që janë unë mendoj se shohin ëndrra të kota, janë mesazhe të gabuara që i jepen popullit. Mesazhi im dallon, BDI rrëzohet prej pushteti ditën e zgjedhjeve me vota. BDI nuk mund të shpresojmë ta rrëzojmë prej pushteti me dy tre individë që s’kanë paraqit asnjë pakënaqësi politike, të platformës, programit, aspektit gjeostrategjik në udhëheqësinë e tyre, por është një betejë e gërditshme e individëve dhe grupeve të caktuara të BDI-së për të arritur tek pushteti, fuqia për tenderë, interesa. Nuk shoh ndonjë situatë që do të përfundojë me ndonjë seriozitet të ndarjes”, theksoi Thaçi. (INA)