Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në bazë të video-pamjeve të publikuara nga presidenca malazeze gjatë takimit, shihet se liderët takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.
Në këtë rast, presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, të cilin më parë gjatë një rasti e kishte injoruar, shkruan koha.net.
E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”.
Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, Thaçi dëgjohet tek qesh.
Predsjednik Đukanović na sastanku sa liderima država Zapadnog Balkana u Briselu
Uploaded by Predsjednik Crne Gore on 2019-10-29.




