Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se PDSH ka arritur rezultat të dobët në këto zgjedhje ndërsa përgjegjësinë mbi këtë rezultat ai e merr përsipër. Ai tha se megjithatë humbësja e vërtet e këtyre zgjedhje është BDI-ja, ndërsa tha se fituese është koalicioni “Rilindje me BESË”, duke shtuar se deputetët e saj do të përkrahin këtë BESËN pa asnjë rezervë.
“BDI ka humbur votat në mënyrë katastrofave. Fitues janë lëvizja BESA dhe koalicioni i tyre. Ju uroj atyre dhe ju jap përkrahje nga PDSH. Votat tona dhe deputetët do t;i japim mbështetje pa rezervë”, tha Menduh Thaçi, duke potencuar se mbështetjen ndaj BESËS do ta japin asnjë kusht, raporton SHENJA.