Maqedonia është vendi i parë në rajon që do të vendosë të ardhura të garantuara minimale. Rritje të qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes investimit në jetë më të mirë për qytetarët, gjegjësisht përmes sistemit më të mirë të mbrojtjes sociale, tha ministri i Financave Dragan Trevdovski në fjalimin në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Indonezi.
Tevdovski, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se prioritet i Qeverisë së Maqedonisë është anëtarësimi i vendit në BE dhe në NATO, ndërsa kjo agjendë parashikon përmirësim të standardit të jetës së qytetarëve, sundimi i të drejtës, barazisë, sistem cilësor arsimor dhe shëndetësor.
“Një ndër hapat e parë të Qeverisë në vitin 2017 ishte të rritet paga minimale dhe kjo të zbatohet për të gjithë të punësuarit. Përgatitëm edhe reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e ndihmës sociale dhe mbrojtjes së fëmijës. Njëra nga shtyllat e kësaj reforme është vendosja e të ardhurave të garantuara minimale, me çfarë jemi vendi i parë në rajon me reformë të këtillë. Me mbështetjen e Bankës Botërore punojmë edhe në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Qëllim i është që transferet sociale më mirë të targetohen ndaj grupeve të ndjeshme. Gjithashtu, do të vendosim sistem korrekt tatimor. Të gjitha këto masa janë në drejtim të uljes së pabarazisë, ndërsa me këtë arritje të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Tevdovski.
Është përqendruar edhe në rëndësinë e arsimit në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ka përmendur se qëllimi i Qeverisë është që në periudhën e ardhshme të dyfishohet numri i fëmijëve në arsimin parashkollor. Me Bankën Botërore është nënshkruar projekt i ri i cili do ta përmirësojë mbulimin e arsimit parashkollor, ndërsa në Buxhetin për vitzin 2018 janë ndarë më shumë mjete për paga më të larta për të punësuarit në kopshte. Periudhën e kaluar janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 24 kopshte, ndërsa në periudhën e ardhshme është planifikuar intensifikimi edhe në këtë fushë, informon ministri.
Plotësoi se së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë të vazhduar investohet në përmirësimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturën komunale. Me mbështetjen e Bankës Investuese Evropiane po përmirësohet rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit, derisa me mbështetjen e Bashkimit Evropian ndërtohen stacione të filtrimit.
Siç theksoi Tevdovski, vendi mbështetje të madhe merr edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore dhe banka KFV.
Në ngjarje në suaza të Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore folën sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Anhel Guria, kryetari i Bankës Investuese Evropiane (BIE) Uerner Hojet, kryetari i Bankës Botërore Mahmud Moheilden dhe profesori i njohur e ekonomisë Nikolas Stern.
Delegacioni i Maqedonisë në Takimet vjetore udhëhiqet nga ministri i Financave Tevdovski dhe nga guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhovska. janë paraparë më shumë takime të delegacionit me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së.