Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot në konferencë për shtyp në Ministrinë e Financave sqaroi se mjetet në Propozim-buxhetin të parapara për furnizimin e mobiljeve nuk kanë të bëjnë për mobilje në kabinetet e ministrave, por për pajisimin e shkollave, konvikteve, fakulteteve, stacioneve policore, vendkalimet, qendrat e pranimeve.
Duke i komentuar shkrimet nëpër mediume, Tevdovski theksoi edhe në paragrafin dedikuar për automjetet nuk janë planifikuar mjete për komfor të funksionarëve, por për furnizimin e automjeteve në shëndetësi, gjyqësi dhe shërbime inspektuese që të mund ato t’i kryejnë obligimet e tyre të rregullta. I pyetur nëse janë para në Propozim-buxhet nëse mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, Tevdovski me qëndrim se janë paraparë mjete për atë që vijon dhe ato janë zgjedhjet presidenciale.