Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencë për media u lavdëruan se në vitin 2017 është realizuar nivel i lartë rekord i investimeve kapitale. Janë shpenzuar 83,6 për qind e parave të planifikuara nga kjo shkallë buxhetor, gjegjësisht gjithsej 323 milionë euro. Pjesa më e madhe e mjeteve janë realizuar në muajin dhjetor përmes kthimit të borxheve të trashëguara nga Qeveria paraprake për projekte që kanë përfunduar, e që nuk u janë paguar tërësisht realizuesve.
Ministria e Financave vazhdimisht u ushtronte presion ministrive që ta përmirësojnë realizimin e investimeve kapitale. Një pjesë e mirë e ministrive përballeshin edhe me probleme, probleme në dokumentacionet projektuese. Një pjesë e madhe e tyre e përfunduan me sukses punën, do të thotë e përmirësuan realizimin. Së dyti, tashmë edhe kryeministri tha se për përmirësimin e realizimit shumë do të thoshte edhe ai vendimi për ridestinim që kaloi në Kuvend, ku një pjesë e atyre obligimeve të grumbulluara nga pushteti i mëparshëm u paguan. Për shembull, njëri prej shkallëve buxhetore më të rëndësishme ishte për Filarmoninë, ajo Filarmoni e hapur menjë bujë të madhe nuk ishte paguar, ndërsa tani është paguar si investim kapital – tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.