Kryetari i Komisionit për ekonomi i LSDMsë, Dragan Tevdovski në takimin e sotëm në Shtip me punëtoret dhe punëtorët e pjesës lindore të Maqedonisë ka biseduar për masat që do t’i ndërmerr qeveria e re reformuese që t’u sigurojë punë dinjitoze dhe ekzistencë.
“Tërë kohën luftonim që pagën minimale ta risim dhe ja para se gjithash fillon qeveria, takime të para të tilla bëjmë me ju punëtorët”, ka thënë Tevdovski. Prioritet i Qeverisë së re, siç ka shtuar, do të jetë rritja e pagave para se gjithash paga minimale. /Almakos.com