Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot në pres konferencën për shtyp njoftoi se Qeveria ka rritur pagën minimale në 12,000 denarë, kurse paga minimale në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 4,6%, gjithashtu shtoi se pagat duhet të rriten, që të rritet standardi jetësor i qytetarëve.
“Kjo masë mbulon kompanitë që nuk marrin ndonjë mbështetje nga shteti, ndërsa kompanitë nuk duhet të bëjnë fitime të mëdha. Ndihma do të jepet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pas aplikimeve nga kompanitë dhe kontrollit të tyre në Zyrën për të Ardhura Publike”, tha Tevdovski, duke shtuar se masa do të paguhet pasi kompania të paguan pagën.