Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska – Bezhoska po qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel. Siç kumtuan nga Ministria e Financave, vizita e Tevdovskit dhe Angellovska – Bezhoskës është në suaza të Dialogut ekonomiko-financiar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Në ngjarje do të prezantohen vlerësimet e vendeve në përmbushjen e drejtimeve të BE-së në programin për reforma ekonomike. Në suaza të vizitës ministri i Financave do të takohet me eurokomisarin për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Tatimore dhe Doganore, Pjer Moskoviçi. Qëllimi i takimit m eurokomisarin është që të avancohet bashkëpunimi me BE-në në të gjitha fushat. Në kumtesë shtohet se Ministria e Financave për herë të parë ka strategji për krijimin e sistemit evropian për menaxhim me financat publike.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Emiratet e Bashkuara Arabe: Planifikojnë të marrin pjesë në misionin detar shumëkombësh për Ngushticën e Hormuzit
- “Pas internimit tim në Fushë-Arrëz në ’82-in, në vendin tim, u katapultua nipi i Ramiz Alisë, i cili së bashku me gruan e tij…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?

