Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, do të marrin pjesë në takime në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington.
Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në të ardhmen i Maqedonisë së Veriut me këto institucionet ndërkombëtar financiare.
Parashihet që delegacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankës Investuese të Evropës dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare.
Në kuadër të takimeve janë caktuar mbledhje me zëvendëskryetarin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miller, me dejtorin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gellder, me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Kun Dejvitse, me Pol Tomsen dhe me Xhesmin Rahman.


