E para e Tetovës sot ka qëndruar për vizitë në disa nga kompanitë e Tetovës.
Ajo në rrjetin social fejsbuk shkruan:
Tetova shquhet për zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, në të cilën hapësirë nuk mungon as zhvillimi i bizneseve të mëdha.
Sot isha për vizitë në shumë kompani të sukseshme të cilat gravitojnë në zonën e Porojit dhe Xhepçishtit, megjithatë plasmanin e produkteve e kanë aritur që ta sigurojnë jo vetëm në tregun e mbrendshëm por edhe në atë rajonal.
Me fuqizimin e biznesit do të bëhet e mundur më shumë familje të sigurojnë të ardhurat mujore për fëmijët e tyre.
Kemi qenë pranë sipërmarjes dhe do të jemi aty në mënyrë institucionale kurdoherë që ta don nevoja, për të ndihmuar, lehtësuar ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Qeveria e re refomatore është shumë shpresëdhënëse në këtë drejtim, për shkak se Ekonomia është në fokusin strategjik të politikave qeveritare. Gjithashtu zhvillimi i barbartë rajonal është një shtytje e madhe për biznesin jo vetëm të Tetovës por edhe të Pollogut si rajon.




