E para e qytetit të Tetovës Teuta Arifi bashkë me Ministrin për Vetëqeverisje lokale dhe kryetarët e komunave të pollogut kanë inspektuar punimet në deponinë rajonale “RUSINO”.
Kryetarja e Tetovës në llogarinë e saj në rrjetin social fejsbuk shkruan:
Me hapa të sigurtë dhe konkret shkojmë drejtë finalizimit të rrugës për në deponinë rusino. Një investim prej 26 milion denarëve nëpërmjet programit për zhvillim rajonal dhe konfinansim nga Komunat e rajonit të pollogut.
Gjatësia e rrugës është 2.3 kilometra dhe gjerësia 4 metra.
Është mjaftë e rëndësishme që të standardizohet deponia rajonale “RUSINO” me qëllim që të gjindet një zgjidhje afatgjate për sa i takon mbeturinave të cilat grumbullohen në rajonin e pollogut.