06 June
Kryeministri Zoran Zaev me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe me kryetaren e komunës së Tetovës pasdite vizituan fshatin Poroj. Zaev vendasit i njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve. Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Por është formuar edhe ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon.