Ka përfunduar e qetë protesta e sotme kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike e organizuar nga nisma “Boll Më”. Protesta ka filluar në Sheshin Iliria në Tetovë, ndërsa protestuesit kanë marshuar deri tek Monopolli dhe janë kthyer sërish tek sheshi, duke bllokuar kështu rrugën në të dy drejtimet. Protestuesit edhe sot kanë përsëritur kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdim të protestave çdo të premte, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, sidomos pas premtimit të Qeverisë se do e ul TVSH për energjinë elektrike nga 18 në pesë për qind. Protestuesit sot kritikuan partinë opozitare VMRO për protestat që bën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se, VMRO është pjesë e fajit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Data 10.07.2026
Aktuale
- (VIDEO) Ndalesa në kufi, PR i VLEN-it shkaktar i “incidentit” në “Qafë Thanë”
- (VIDEO) Shtatë vjet nga Marrëveshja e Prespës, polemikat vazhdojnë
- Momente tmerri mbi qiellin e Maqedonisë: Defekti i avionit theu xhamin dhe një person u tërhoq nga rrjedha e ajrit, por u shpëtua nga pasagjerët tjerë
- VLEN: Mbi 300 projekte, autostrada Shkup–Bllacë dhe më pak pritje në kufi
- Ndërron jetë Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë
- LSDM: Nuk do të lejojmë që dikush të votojë në vend të të tjerëve, as në Maqedoni, as nga diaspora
- Kërkoheshin nga INTERPOL për vrasje e plagosje në Maqedoninë e Veriut, arrestohen në Shqipëri
- 63 vjeçari nga Gostivari denoncohet për sulm fizik ndaj një 14 vjeçari


