Një grua tridhjetëvjeçare me iniciale L.A. nga fshati Jazhincë i Tetovës dje ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti i saj tridhjeteshtatëvjeçar me iniciale J.A. i cili rreth orës 7 e 30 ka hyrë në dhomë dhe e ka rrahur para dy fëmijëve të vegjël duke e goditur me grushte dhe i ka thënë që menjëherë të largohet nga shtëpia. Më pas J.A. e ka vendosur në veturën e tij dhe e ka dërguar te familja e tij në Nerasht, transmeton Portalb.mk.
Sipas L.A. bashkëshorti i saj, i cili në ndërkohë ka qenë i privuar nga liria, edhe më parë e ka torturuar psiqikisht dhe fizikisht.
Policia njofton se janë duke u marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa J.A. do të përballet me kundërvajtje përkatëse.